Aktualitet

Spiunoi amerikanët te Kina për 50 mijë dollarë, dënohet me 10 vite burg agjenti i CIA-s

Një ish-agjent i agjencisë kryesore amerikane të spiunazhit (CIA), u dënua të mërkurën me dhjetë vjet burg pasi akuzohej për spiunazh në favor të Kinës.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se 71-vjeccari Alexander Yak Ching Ma u deklarua fajtor në maj për akuzën e pjesëmarrjes në një “komplot për të mbledhur dhe shpërndarë informacion në lidhje me mbrojtjen kombëtare të SHBA”, në Kinë.

“Ai u arrestua në gusht 2020 pasi pranoi te një agjent i fshehtë i FBI- së se ai lehtësoi dërgimin e informacionit të klasifikuar tek agjencitë kineze të spiunazhit”, sqaroi Departamenti i Drejtësisë.

Ma punoi për CIA-n nga viti 1982 deri në vitin 1989, si dhe një anëtar i familjes së tij nga viti 1967 deri në 1983. Sipas dosjeve, ai u afrua në vitin 2001 nga agjencitë kineze të spiunazhit, të cilët kërkuan të takohej me të afërmin e tij, me këtë të fundit që ka ndërruar jetë që atëherë.

Gjatë një takimi në një hotel në Hong Kong, të dy dhanë informacion të klasifikuar në këmbim të 50,000 dollarëve.

Në vitin 2003, Ma aplikoi për një pozicion përkthyesi në zyrën e FBI-së në Hawaii, ku ai ishte në atë kohë. FBI, e vetëdijshme për lidhjet e Ma me spiunazhin kinez, e punësoi atë për të qenë në gjendje të monitoronte aktivitetet sekrete.

Ai ishte i punësuar në një pozicion me kohë të pjesshme nga gushti 2004 deri në tetor 2012, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

/a.r

#Spiunoi #amerikanët #Kina #për #mijë #dollarë #dënohet #vite #burg #agjenti #CIAs
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button