Aktualitet

Një grup serbësh protestojnë në veri, kërkojnë lirimin e katër personave që sulmuan zyrtarët policorë

Një grup serbësh janë mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar për shkak të arrestimit të djeshëm të katër të rinjve serbë, e më pas edhe dy politikanëve serbë.

Këta qytetarë janë mbledhur para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ata janë parë me pankarta “Policia e Kurtit”.

Policia sot në raportin 24 orësh tha se katër të arrestuarit dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë.

Që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

9.2024-00:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarëve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



#Një #grup #serbësh #protestojnë #në #veri #kërkojnë #lirimin #katër #personave #që #sulmuan #zyrtarët #policorë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button