Aktualitet

Trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia: Ishim të lodhur nga ndeshja e parë, Kosova ka shumë cilësi

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros.

Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4, shkruan Sport.

Muriqi e hapi serinë e golave në minutën e 9’të nga penalltia.

Pirati kosovar e realizoi edhe golin e dytë me asistimin e Rrudhanit në minutën e 21’të.

Në pjesën e dytë Rrahmani realizoi për 0-3 teksa Dellova për 0-4.

Trajneri i Qipros, Temur Kesbaia foli pas ndeshjes për media.

“Kjo na tregoi se ne nuk ishim gati në një kohë kaq të shkurtër për të luajtur dy ndeshje. Ne ishim të vdekur, të lodhur dhe të mbaruar që nga fillimi. Nuk mund të luash në atë mënyrë kundër asnjë ekipi, jo kundër Kosovës që ka cilësi. Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe imazhin që patëm. Kur bën këto gabime, nuk mund t’i shmangesh humbjes”, tha ai.

/ Sport/



#Trajneri #Qipros #Temur #Ketsbaia #Ishim #të #lodhur #nga #ndeshja #parë #Kosova #shumë #cilësi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button