Aktualitet

Trembet Gazment Bardhi: E rrezikshme deklarata e Ramës që evokon ‘97-ën…

Projeksioni i Kryeministrit Edi Rama se në zgjedhjet parlamentare 2025-të Partia Demokratike do të dalë me rezultatin e vitit ‘97-të, pra me 24 mandate parlamentare, është një bast i humbur, gjykon Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Në një intervistë për RTSH-në, Bardhi tha se ky rezultat nuk ka shanse të ndodhë, por shqetësim për të përbën deklarata, që e quan “shumë të rrezikshme”.

“Objektivi i tij është ta kthejë pas Shqipërinë në vitin 1997-të. Duket një deklaratë e rrezikshme, por sigurisht e pritshme për sa kohë kemi një qeveri që në 12 vite ka treguar se nuk punon për interesin e qytetarëve, por për interesa personale,“ tha Bardhi.

Pas përcaktimit të drejtuesve politikë, Partia Demokratike do të nisë procesin e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Sipas statutit ata duhet t‘i nënshtrohen procesit të primareve, ose e thënë ndryshe të votëbesohen nga anëtarësia. Nisur nga debatet që ka sjell ky proces në bazë për garat e shkuara, Bardhi thotë se duhet patur kujdes në zbatimin e tij përmes gjetjes së mekanizmave për të shmang konfliktin.

“Ekzakt, për shkak të asaj që prodhoi në vitin 2023, ku është e vërtetë që pati përplasje mes strukturash të PD-së, një proces normal pasi gara e prodhon këtë gjë, do të duhet të bëhet kujdes mbi mënyrën sesi do të aplikohet ky sistem,“ u shpreh Bardhi.

Ndërsa në Partinë Socialiste nisur nga ajo që tha Rama në asamble, deputetet me karriere do të jenë në lista te hapura jo ato të mbyllura, pra jo në zona të sigurta, në PD ende nuk dihet sesi do të jetë përcaktimi i kandidatëve.

“Partia Demokratike funksionon ndryshe nga Partia Socialiste, atje është vetëm vullneti i një njeriu i cili vendos. Në Partinë Socialiste nuk ka institucione partiake që të marrin vendime,” deklaroi Bardhi.

Ndërkaq Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat  konfirmoi për RTSH-në se PD nuk do të bëhet pjesë e komisionit parlamentar “Xhafaj”, me argumentin se qeveria po e përdor atë si propagandë për luftën kundër këtij fenomeni.

/a.r

#Trembet #Gazment #Bardhi #rrezikshme #deklarata #Ramës #që #evokon #97ën..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button