Aktualitet

Drejtuesit e rinj politikë të PS, Paloka i revoltuar me të vetët: Pse s’reagoni, çfarë nuk thanë kundër drejtuesve të PD

Edi Paloka ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të ekipit të ri për zgjedhjet e 2025 si dhe renditi punët e qeverisë.

Paloka shprehet se Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve, ndërsa shtoi se nuk ishte i surprizur nga këto emra.

“Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin.

Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.

Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!

Edhe une mund të kem ndonjë rezervë për listën tonë, po me duket krejt e pafalshme për disa demokratë që leshojne gjithë bateritë kundër vetes po nuk kanë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës!”, – tha Paloka.

#Drejtuesit #rinj #politikë #të #Paloka #revoltuar #të #vetët #Pse #sreagoni #çfarë #nuk #thanë #kundër #drejtuesve #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button