Aktualitet
Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.
Kurti ka zhvilluar një takim të mbyllur me kryetarin Rahimaj ndërsa pas takimit do të bëjë edhe një vizitë tek prodhuesit e produkteve të bletëve.
Pastaj do të bëhet vendosja e gurthemelit të urës për këmbësor në fshatin Hajnoc.
Së bashku me Kurtin është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
#Kurti #viziton #Kamenicën #pritet #nga #kryetari #Komunës
gazetablic.com