Aktualitet

Mkhitaryan nuk i kursen lavdet për Inzaghin: Ai jeton për futbollin, i njeh mirë të gjithë lojtarët

Mesfushori i Inter-it, Henrikh Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur në veçanti për trajnerin e “zikaltërve”, Simone Inzaghi-n.

Ai theksoi se Inzaghi jeton për futbollin, ndërsa shtoi se tekniku i njeh të gjithë lojtarët mirë.

“Ai na stimulon shumë. Ai jeton për futbollin dhe i njeh të gjithë lojtarët në ligat evropiane. Në futboll luhet për të fituar trofe dhe ne të dy nuk ndalemi. Gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur në një kampionat në Francë, Gjermani, Angli, Itali apo Spanjë dhe ia dola”-u shpreh ai.



#Mkhitaryan #nuk #kursen #lavdet #për #Inzaghin #jeton #për #futbollin #njeh #mirë #të #gjithë #lojtarët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button