Aktualitet
LAJM I FUNDIT! Të shtëna me armë zjarri drejt Range Rover-it në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen Rus dhe nga të dhënat e para, objektiv ishte automjeti Range Rover që shihni në foton më lart.
Sipas asaj që raporton gazetarja Emi Kalaja, nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Momentalisht nuk dihet identiteti i shoferit të mjetit apo autorëve. Edhe motivet janë të panjohura. Pritet që më shumë detaje të përcjellë në vijim policia.
/a.r
#LAJM #FUNDIT #Të #shtëna #armë #zjarri #drejt #Range #Roverit #në #Shkodër
Java News