Aktualitet

Ministri turk: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen vetëm me dialog

“Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, ka deklaruar ministri turk, Hakan Fidan.

Fidan tha kështu pas takimit me ministren, Donika Gërvalla, teksa ka përmendur benefitetet me përmirësimin e kushteve të sigurisë.

“Me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialogë dhe diplomaci. Në këtë kontekst ne besojmë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, ka thënë ministri turk.

Përveç mbështetjes së Turqisë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, Fidan ka theksuar edhe mbështetjen e tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ne mbështesim përpjekjet për të arritur normalizimin mes dy vendeve. Ne si Turqi, ofrojmë mbështetje dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në trajnime dhe armatime. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen”, u shpreh tutje ministri.



#Ministri #turk #Problemet #mes #Kosovës #dhe #Serbisë #zgjidhen #vetëm #dialog
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button