Aktualitet

Paralajmërimi për bllokim, Muja: Janë grupe të orkestruara nga shteti serb dhe Vuçiqi – Qytetarët ti shmangin lëvizjet përmes Serbisë

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Armend Muja, në një intervistë për , thotë se të gjitha këto orkestrime bëhen nga shteti serb dhe nga Vuçiqi.

“Nuk është hera e parë, ta kini parasysh që të gjitha këto orkestrime bëhen nga shteti serb dhe nga Vucici. Asgjë nuk është e rastësishme në Serbi. Ka pas përpjekje edhe ti thej pikat kufitare të Kosovës dhe ti bllokoj rrugët, mirëpo këto janë dinamika të brendshme të shtetit serb, i cili që është e vërteta për nga mendësia politike nuk është se ka ndryshu shumë nga vitet e 90-ta, metodat i kanë ndryshu mirëpo është e njëjta konjekturë politike, dhe ata do të krijojnë filma të tillë”, tha ai.

Muja u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjatë kësaj periudhe ti shmangin lëvizjet përmes Serbisë, dhe ti ndjekun të gjitha rekomandimet e shtetit të Kosovës.

“I bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës ti ndjekun të gjitha rekomandimet e shtetit të Kosovës, gjatë kësaj periudhe ti shmangen tranzitit përmes Serbisë, sepse mund të ketë raste të izolume të sulmeve ndaj tyre, mirëpo të tilla do të ketë por ta dini që përgjegjësi dhe editori i gjithë kësaj është Aleksandër Vucici”, shtoi ai.

Tutje ai thekson se ka pasur një përpjekje të gjatë edhe brenda faktorit shqiptar por edhe nga bashkësia ndërkombëtarë që të na bindin që veriu i Kosovës është i humbur.

Ndër të tjera ai tregon se rreth 12 mijë shqiptarë janë spastru etnikisht për shkak të dështimit të ndërkombëtarëve gjë e cila ka kriju shumë dhimbje dhe pasoja për mitrovicasit.

“Pas shpalljes së pavarsisë ka pas një përpjekje që të shuhen strukturat paralale, shumë nga ndërkombëtarët kanë qenë të organizuar në atë mënyrë që veprimi i tyre kolektiv ka qenë i pamundur për shkak se kanë ardh nga vendet e ndryshme, një pjesë e tyre ka qenë edhe të pa përkushtuar që është e vërteta kurse një pjesë e tyre thjesht nuk kanë arritur të kenë konsensus. Kjo ka shku në dëm të 12 mijë shqiptarëve të cilët janë spastru etnikisht për shkak të dështimit të ndërkombëtarëve edhe kjo ka prodhu shumë dhimbje dhe pasoja sidomos për mitrovicasit. Sado që në pjesë të tjera të Kosovës mund ti keni parë frytet e pas pavarësisë, mirëpo këtë Mitrovica nuk e ka pa një kohë të gjatë dhe ne nuk kemi pas as datë të çlirimit, për shkak se ka vazhdu veriu i vendit të kontrollohet nga strukturat paralele të Serbisë. Mirëpo ka pas një përpjekje të gjatë edhe brenda faktorit shqiptarë këtu në Prishtinë, edhe copëza të bashkësisë ndërkombëtare, të na bindin që veriu është i humbur disi dhe vërtet nuk ia vlen, kështu si një parapërgaditje për ndarjen e Kosovës”, përfundoi Muja për .

 



#Paralajmërimi #për #bllokim #Muja #Janë #grupe #të #orkestruara #nga #shteti #serb #dhe #Vuçiqi #Qytetarët #shmangin #lëvizjet #përmes #Serbisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button