Aktualitet

VIDEO / E dogji burri me benzinë, Melisa jashtë rrezikut për jetën, ministrja Koçiu e viziton në spital

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja ng Korça, e cila pasditen e 31 gushtit u lye me benzinë nga bashkëshorti, i cili më pas i vuri flakën është jahstë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka vizituar Trëndafilin e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.

Isha me Melisën e familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor”, shkruan ministrja.

/a.r

#VIDEO #dogji #burri #benzinë #Melisa #jashtë #rrezikut #për #jetën #ministrja #Koçiu #viziton #në #spital
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button