Aktualitet

Strehimi kushton shumë? Energjia dhe pagat rritën kostot në ndërtim!

Çmimet e apartamenteve për banim do të vijojnë të qëndrojnë të shtrenjta edhe përtej gjysmës së parë të vitit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtimit në 3 mujorin e dytë të vitit u rrit në 112.3 duke treguar një shtrenjtim të kostove totale të cilat përkthehen edhe në çmimin fundor.

“Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024 arriti 112,3, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2,5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,7 %.”

Shkaqet kryesore për këtë shtrenjtim referuar Instituti të Statistikave, janë rritja e shpenzimeve për energjinë por dhe zëri i pagave.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 5,9 %, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 3,8 %, “Shpenzime transporti” me 3,5 %, “Kosto të tjera” me 2,1 %, “Shpenzime makinerie” me 1,6 % dhe “Shpenzime materiale” me 1,1 %.”

Janë materialet hidrosanitare, të ndërtimit por dhe ato elektrike dhe komunikimi që ndikuan më së shumti në rritjen e çmimeve të grupit të materialeve.

Ndërtimi në gjysmën e parë të vitit ishte ndër sektorët më me pritshmëri pozitive sa i takon aktivitetit dhe çmimeve referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për besimin në ekonomi. Ndërkohë në gjysmën e parë të vitit janë dhënë nga bashkitë 665 leje ndërtimi. Përpos rritjes së numrit të ndërtimeve, shtrenjtimi i banesave vijon të mbetet i lartë.

/a.r

#Strehimi #kushton #shumë #Energjia #dhe #pagat #rritën #kostot #në #ndërtim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button