“S’e pranonte divorcin”, flet e ëma e Melisës, që u dogj me benzinë nga burri: Atë ditë…

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vendosi flakën me benzinë bashkëshortes së tij, 31-vjeçares Melisa Trëndafili, më të cilën ishin në proces divorci.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Ana Sino, mamaja e Melisës, ka zbardhur zanafillën e ngjarjes dhe gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht në spital vajza e saj.
Për më tepër detaje ndiqni intervistën ekskluzive të mamasë së Melisës për Euronews Albania në emisionin ‘People’ në orën 17:00
“Unë atë ditë kam shkuar te vëllai në fshat, te familja ime dhe mora me vete edhe fëmijët e Melisës. Ai nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë”, ka thënë mes të tjerash Ana, e ëma e Melisës.
/a.r
#pranonte #divorcin #flet #ëma #Melisës #që #dogj #benzinë #nga #burri #Atë #ditë..
Java News