Aktualitet

Meta harron Doktorin: Këto dele janë krenaria e vërtetë e Tropojës (Çudi s’i nuk i ka dekoruar kur ishte President)

Ilir Meta ka ndarë në rrjetet një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet mes një tufe delesh.

Sipas Ilir Metës bëhet fjalë për një racë autoktone delesh, të cilat rrezikohen të zhduken, teksa përsëriti dhe premtimet e partisë që ai drejton për bujqësinë dhe blegtorinë.

Ai thote se pikerisht keto dele jane krenaria e Tropojes duke hedhur poshte keshtu Sali Berishen.

“Gjendem në mes të një tufë me dele të racës autoktone Bardhoka apo Delja e Tropojës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe e Kosovës.

Kjo racë e trevave tona të Malësisë është një krenari kombëtare.

E famshme për prodhim mishi, qumësht dhe lesh ajo është përshtatur përsosmërisht me klimën malore.

Sot Bardhoka është e kërcënuar nga braktisja e mbështetjes me fonde.

Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor Blegtorinë.

Ne do të mbeshtesim fermerët shqiptarë me pagesa direkte 60 euro për çdo krerë dele e dhi nga 12 Euro që është aktualisht dhe pragu i përfitimit do të ulet nga 100 në 20 krerë.

Shpërblimi i mundit dhe sakrificave të fermerëve shqiptarë jo vetëm do të rritë mirëqenien e tyre, por kjo është edhe detyrë patriotike për ndalimin e shpopullimit të krahinave më atdhedashëse si Tropoja dhe për ta kthyer Shqipërinë në fuqi eksportuese”, shkruan Meta.

Cudi si nuk i dekoroi Ilir Meta kur ishte president keto dele qe sot qenkan krenaria e Kombit.

/a.r

#Meta #harron #Doktorin #Këto #dele #janë #krenaria #vërtetë #Tropojës #Çudi #nuk #dekoruar #kur #ishte #President
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button