Aktualitet

Sesioni i ri parlamentar/ Çfarë e detyroi ta ulë Bashën në fund të sallës në Kuvend? Bardhi: Nuk ishte komod të qendronte mes…

Planvendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri këtë fillimshtatori. Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Pampurit dhe Jakupllarit.

I pyetur në emisionin Now në Euronews Abania për arsyet e kësaj lëvizjeje, Bardhi u përgjigj:

“Nuk besoj se është çështje e interesit publik si ulen deputetët në sallë e kuvendit.

Unë kam përshtypjen se zoti Basha nuk ishte komod mes meje dhe zonjës Tabaku, ndaj unë i kam krijuar komoditetin të ulet me kolegë që ka një lloj komunikimi.

Pra, e kam bërë që deputeti Basha ndoshta ndihet më i lirshëm dhe fillon vjen në seancat plenare, se e shikoja që për shkak të këtij sikletit nuk vinte në seancat plenare”.

#Sesioni #parlamentar #Çfarë #detyroi #ulë #Bashën #në #fund #të #sallës #në #Kuvend #Bardhi #Nuk #ishte #komod #të #qendronte #mes..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button