Aktualitet

Kosova sot mban stërvitjen e radhës përgatitore para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para ndeshjes me Rumaninë.

Dardanët dhe rumunët do të përballen të premten mbrëma në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se “stërvitja e dytë e Kombëtares sonë do të mbahet sot në Kampin Nacional në Hajvali në orën 11:00”.

Ndërkohë, edhe Kombëtarja e Kosovës U21 është duke u përgatitur për ndeshjen me Izraelin, ndeshje kjo që do të luhet, më 10 shtator në Hungari.

Dardanët e rinj stërvitjen e radhës do të mbajnë sot pasdite në stadiumi “Agron Rama” në Obiliq, seancë që nis në orën 17:00.



#Kosova #sot #mban #stërvitjen #radhës #përgatitore #para #ndeshjes #Rumaninë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button