Aktualitet

Notat e lojtarëve, Edon Zhegrova më i miri i ndeshjes Lille – PSG

Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1.

Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore.

Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi.

Golin e fundit në këtë ndeshje për PSG-në e shënoi Kolo Muani.

Me këtë fitore, PSG-ja vazhdon kryesimin në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Lille në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.

Flashscore ka publikuar notat e lojtarëve dhe aty shihet se Edon Zhegrova, futbollisti kosovar ka qenë më i miri.

“Zhegi” notën e tij e kishte 7.9, më së shumti se të gjithë lojtarët e pranishëm në këtë duel.

 



#Notat #lojtarëve #Edon #Zhegrova #më #miri #ndeshjes #Lille #PSG
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button