Sport
Me djersë dhe gjak do ta përfaqësoj Shqipërinë –

Një surprizë e bukur nga Silvinjo, Agim Zeka është përfshirë në listën e Shqipërisë për Ligën e Kombeve. Ky futbollist shihet si një zëvendësues i Jasir Asanit, ndërsa pritshmëria për të është jo e pakët. Zeka ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku tregon me krenari ftesën e marrë dhe premton se do të jap gjithçka për këtë fanellë.
“Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkruan Zeka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#djersë #dhe #gjak #përfaqësoj #Shqipërinë
SportExpress