LAJMI I FUNDIT: Hidhet shok bombë afër objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq që u mbyll dje

Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq pas mesnate.
Siç njofton Policia e Kosovës mjeti dyshohet të jetë shok bombë, ndërsa tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për lëndime.
“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore” thuhet në komunikatën e policisë raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
#LAJMI #FUNDIT #Hidhet #shok #bombë #afër #objektit #të #ishkomunës #ilegale #në #Leposaviq #që #mbyll #dje
gazetablic.com