Aktualitet
Këmbësori goditet nga vetura në Drenas, dërgohet në QKUK

Në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij mesditën e së enjtes, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
#Këmbësori #goditet #nga #vetura #në #Drenas #dërgohet #në #QKUK
gazetablic.com