Aktualitet

‘Deputeti i PDK-së tha se do t’a mposhtin LVV-në në zgejdhje’, flasin nga LVV-ja- Deklaratë qeshare, jashtë realitetit!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK),Hisen Berisha, ka deklaruar se partia e cila ia përfaqëson do ta ketë shumë të lehtë ta mposhtë LVV-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas cka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, vec e merr Albin Kurtin e lëshon, ai i jep gjithë zotimet ja qet listën knej cila është kry” ka deklaruar Berisha raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë deklaratë të Berishës kanë folur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti nga radhët e pozitës, Agon Batusha, e ka cilësuar një deklaratë të tillë si qesharake dhe jashtë realitetit.

“Deklaratë qeshare, jashtë realitetit” tha shkurt Batusha për “Gazeta Blic”.

Qytetarët e Kosovës pritet t’iu drejtohen kutive të votimit me datën 9 shkurt për të zgjedhur Qeverinë e re.

Kujtojmë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është e vetmja që ka arritur ta qojë mandatitn deri në fund që nga pas-lufta.

Agon Batusha, LVV!

/Gazeta Blic/

Berisha: PDK-ja do ta ketë të lehtë ta mposhtë VV-në në zgjedhje

 



#Deputeti #PDKsë #tha #mposhtin #LVVnë #në #zgejdhje #flasin #nga #LVVja #Deklaratë #qeshare #jashtë #realitetit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button