Sport

Zyrtare/ Ilir Daja kthehet te Dinamoja? Klubi largon Mehmetin nga drejtimi i skuadrës –

Dritan Mehmeti është larguar nga drejtimi i Dinamos. Është vetë klubi që e ka përcjellë lajmin përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Mehmeti ka kaluar në drejtimin e ekipit U21, ndërsa ekipin e parë do ta stërvisë përkohësisht Erjon Xhafa. Një lëvizje që rrit zërat për rikthimin e Ilir Dajës në “timonin e nëndetëses”.

“FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë.
Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21.
Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, ka njoftuar klubi Dinamo City./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Zyrtare #Ilir #Daja #kthehet #Dinamoja #Klubi #largon #Mehmetin #nga #drejtimi #skuadrës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button