Trajneri serb që u prezantua tek Partizani: Jam i lumtur, kam gjetur një mikpritje të ngrohtë këtu!

Klubi i futbollit, Partizani në Shqipëri, dje ka prezantuar trajnerin e ri.
“Timonier” i ekipit shqiptar do jetë trajneri serb, Aleksandar Veselinoviç, shkruan Sport.
Në prezantimin e tij para mediave shqiptare, Veselinoviç tha se mori pritje fantastike tek klubi i Partizanit.
“Partizani është një skuadër e madhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur, nuk jam njeri që përdor fjalë të mëdha. Jam vërtet shumë i lumtur, pasi kam gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë nga takimi me presidentin,tek stafi dhe njerëzit e tjerë në klub. Jam entuziast pasi Partizani ka nisur një projekt. Për mua është një eksperiencë e re”, tha trajneri serb.
/ Sport
#Trajneri #serb #që #prezantua #tek #Partizani #Jam #lumtur #kam #gjetur #një #mikpritje #të #ngrohtë #këtu
gazetablic.com