Aktualitet

Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të Kurum

Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera, sipas BW.

Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre në pikën e grumbullimit.

Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

Prania e municioneve dhe predhave në pikat e skrapit është rrezik potencial për jetën e punëtorëve dhe jo të pakta kanë qenë rastet e incidenteve me pasoja për jetën e tyre.

#Gjenden #disa #predha #luftarake #në #pikën #skrapit #të #Kurum
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button