Aktualitet

U gjet pandjenja teksa po lahej në dush, një tjetër i burgosur ndërron jetë brenda ditës

Pas vdekjes së Fotaq Zaharisë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgjet e vendit.

Mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë.

Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit të burgut të Rrogozhinës, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve njoftoi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje, Komisariatin e Policisë Rrogozhinë, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit.

/a.r

#gjet #pandjenja #teksa #lahej #në #dush #një #tjetër #burgosur #ndërron #jetë #brenda #ditës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button