Aktualitet
Shtohen turistët në Berat/Kalaja destinacioni i preferuar edhe për japonezët

Në Berat në këtë sezon veror mund të takosh vizitorë nga e gjithë bota, duke filluar nga vendet e Europës, Azisë e deri tek Australia e largët.
Numri i turistëve të huaj në Berat këtë vit ka qenë shumë herë më i lartë se viti që lamë pas.
Qyteti muze, habit turistët e huaj jo vetëm për nga historia dhe kultura, por edhe arkitektura dhe ushqimi tradicional janë disa pika të forta se përse qytetarët e botës duan të njohin historinë e Beratit.
Pas Beratit, turistët janë në kërkim të një tjetër vendi për të pushuar, mundësitë janë të shumta sepse në Shqipëri mund të gjesh malin, detin, dhe liqenin brenda pak kilometrave.
#Shtohen #turistët #në #BeratKalaja #destinacioni #preferuar #edhe #për #japonezët
Java News