Aktualitet

Vrau të moshuarin dhe tentoi të fshihte krimin, burg për Blerti Kanushin, arrest shtëpie për bashkëpunëtoren

Shkalla e parë e gjyqësorit ka lënë në burg pa afat Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor i vrasjes së 72 vjeçarit Faik Ajdini në Zhapokikë të Memaliajt.

Në arrest shtëpie do të qëndrojë Darovi Ajdini. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.

Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ia lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij, Malo Sadikaj. Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kane sqaruar pozitën e klientëve të tyre duke kërkuar masë më të lehtë.

Më pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj ka vendosur masën arrest në burg per Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për Darovi Hajdinin.

/a.r

#Vrau #të #moshuarin #dhe #tentoi #të #fshihte #krimin #burg #për #Blerti #Kanushin #arrest #shtëpie #për #bashkëpunëtoren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button