Aktualitet

DETAJE / 25-vjeçari e pa nga ballkoni që Hoxhallari i ngacmoi të fejuarën, mori thikën dhe…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm me thikë. Mësohet se incidenti ka ndodhur kur 25-vjeçari Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se i fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari.

I revoltuar nga skena që kishte parë, Keli ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t’u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Hoxhallari, i cili banonte në Yzberisht, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia.

Sa i përkest viktimës, mësohet se Amarildo Hoxhallari rezulton që në 2015 të jetë arrestuar si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani.

/a.r

#DETAJE #25vjeçari #nga #ballkoni #që #Hoxhallari #ngacmoi #të #fejuarën #mori #thikën #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button