Aktualitet

“Jam shumë i zhgënjyer”, Fonseca pas humbjes: U mbrojtëm keq

Milani është mposhtur nga Parma me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.

Paulo Fonesca kështu debuton në kampionatin italian me rezultate negative, ku pas dy ndeshjesh ka vetëm 1 pikë.

Trajneri ka fajësuar mënyrën e mbrojtjes për disfatën e sotme.

“Jemi mbrojtur keq, eshte e pamundur te fitosh kur mbrohesh ne kete menyre. Kemi bere shume keq, nuk jemi mbrojtur si skuader por edhe individualisht kemi humbur shume duele. Kemi arritur gjithmone vone ne presing, kemi lene shume hapesira, e pamundur te fitosh nje ndeshje keshtu“, ka thënë Fonseca pas ndeshjes.

Ai madje ka mbajtur edhe përgjegjësinë për rezultatet aktuale.

“Me duhet te them se une jam gjjthmone pergjegjes kryesor per ate qe ndodh me ekipin, marr pergjegjesite dhe nuk dua ti shmangem kesaj. Megjithate duket e qarte se ekziston nje problem i dukshem ne fazen mbrojtese dhe presingut. Nuk eshte nje problem vetem i mbrojtjes, por i gjithe skuadres. Jam shume i zhgenjyer“, ka thënë trajneri



#Jam #shumë #zhgënjyer #Fonseca #pas #humbjes #mbrojtëm #keq
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button