Aktualitet

Aksident me katër të plagosur në Gramsh, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti, 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.

/a.r

#Aksident #katër #të #plagosur #në #Gramsh #detajet #para #nga #ngjarja #rëndë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button