Fluks makinash në Kakavijë, pala shqiptare i kërkon asaj greke të shtojë sportelet

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin helen.
Paraditen e së shtunës dogana e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare. Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavijë ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare.
Drejtuesit e policisë së Kakavijës kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje-dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje, ndërsa hyrje-dalje automjetesh janë 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të Shqipërisë.
/a.r
#Fluks #makinash #në #Kakavijë #pala #shqiptare #kërkon #asaj #greke #të #shtojë #sportelet
Java News