Sport

VIDEO/ Leverkuseni nuk e harron zakonin e vjetër, gol në minutën e 100 për fitoren e parë në Bundesligë –

Sezon i ri, Leverkuseni i vjetër. Kampionët e Bundesligës nuk e kanë harruar zakonin e vjetër. Minutat e fundit janë arma e tyre më e fortë, të cilën e kanë përdorur edhe mbrëmjen e sotme. “Aspirinat” morën tre pikët në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës falë një goli në minutën e 100.

Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga një gol spektakolar i Granit Xhakës në minutën e 12, ndërsa po në pjesën e parë Virtci dyfishoi shifrat. Borusia e Monshengladbahut u kundërpërgjigj në fraksionin e dytë të me anë të Elfedit në minutën e 59 dhe të Klajndinstit në minutën e 85. Por, pavarësisht se dukej sikur ndeshja do të përfundonte në barazim, Leverkuseni arriti të fitonte. Virtci mori të drejtën e gjuajtjes së një 11 metërshi në minutën e 101-të. Goditja u ndal nga portieri, por topi përdundoi sërish në zotërim të tij. Këtë herë nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Bajer Leverkuseni fitoi kështu ndeshjen falë një goli në minutën e 101-të, duke shkaktuar emocione të forta për tifozët./Sport Ekspres/



#VIDEO #Leverkuseni #nuk #harron #zakonin #vjetër #gol #në #minutën #për #fitoren #parë #në #Bundesligë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button