Qyteti dhe tifozët meritojnë më shumë –

Sokol Cikalleshi ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka ndarë rrugët me klubin Koniaspor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari kavajas përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Cikalleshi ka falenderuar klubin dhe tifozët për këtë periudhë të kaluar së bashku.
“Ndarjet janë gjithmone të vështira, por sot e pata një të tillë! Për vite ne lu.ftuam, sakrifikuam, humbëm dhe fituam të gjithë së bashku, si një familje. Koniaspori ishte një pjesë e madhe e karrierës sime dhe do të jetë e tillë gjithmonë. Mbi të gjitha, vlerësoj mirësinë dhe mbështetjen e tifozëve. Ata ishin aty për ne dhe për mua. Qyteti dhe tifozët meritojnë më shumë. I uroj skuadrës shumë suksese në të ardhmen! Faleminderit Koniaspor”, ka shkruajtur Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Qyteti #dhe #tifozët #meritojnë #më #shumë
SportExpress