U qëllua 30 herë/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Bushat, policia identifikon një prej personave të përfshirë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.
Sakaq, mësohet se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Ndërkohë, blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al
#qëllua #herë #Zbardhen #detaje #nga #ngjarja #në #Bushat #policia #identifikon #një #prej #personave #të #përfshirë
Java News