Sport

“Hyrja do të jetë falas dhe do të ketë muzikë të krahinës tonë”! Erë tjetër fryn në Kukës, ftojnë tifozët për Erzenin –

Kukësi do të luajë nesër kundër Erzenit në shtëpi. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00, ndërsa një erë e re fryn në Kukësi pasi ndryshuan pronarët e klubit. Para këtij takimi, verilindorët tregojnë se hyrja në stadium do të jetë falas, ndërsa gjithashtu do të kenë edhe muzikë krahinore.

“Të dashur tifozë,

Nesër është dita e madhe, ku për skuadrën tonë, qytetin tonë dhe futbollin e Kukësit nis një epokë e re! Do të jetë një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por së bashku jemi të bindur se do t’ia dalim! Së bashku do të jemi sërish aty ku kemi vendin!

Ditën e nesërme ju mirëpresim të gjithëve në stadium, pasi së bashku mund ta kthejmë në festë! Për këtë, klubi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit pa bileta dhe ka organizuar edhe një festë para fillimit të takimit, ku muzika e krahinës sonë, do të jetë shoqëruese për të ndezur atmosferën”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Hyrja #të #jetë #falas #dhe #të #ketë #muzikë #të #krahinës #tonë #Erë #tjetër #fryn #në #Kukës #ftojnë #tifozët #për #Erzenin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button