Luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 30, Drita mposhtet në Varshavë nga Legia –

Drita ka humbur me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë kundër Legias së Varshavës. Si të mos mjaftonte niveli i lartë i kundërshtarit, punët u vështirësuan edhe më tepër për bardheblutë në minutën e 30. Gomda kreu një ndërhyrje të parregullt dhe si lojtari i fundit i mbrojtjes gjilanase u ndëshkua me karton të kuq.
Sigurisht që me një lojtar më tepër në fushë, Legia e pati më të lehtë fitoren. Krameri zhbllokoi rezultatin në minutën e 56, ndërsa në të 83-tën Guali dyfishoi shifrat. Ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më pas në Kosovë, ku Drita do të luajë gjithçka për gjithçka për një vend në grupet e Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Luajti #lojtarë #që #nga #minuta #Drita #mposhtet #në #Varshavë #nga #Legia
SportExpress