Sport

Kur nuk i del dot fatit kundër! U rikthye te Udineze pas 13 vitesh, Alexis Sanchez largohet me barelë në stërvitjen e parë dhe e mbyll 2024 para kohe

Alexis Sanchez u rikthye te Interi një vit më parë pasi kaloi sezonin në Marsejë, por ai nuk qëndroi gjatë në Giuseppe Meazza dhe bëri gati valixhet sërish këtë verë. Kiliani pati disa oferta interesante, por i befasoi të gjithë duke vendosur të rikthehet në Udinese pas 13 vitesh.

Alexis vendosi të qëndrojë në Serie A dhe të luajë sërish në fanellën e Udineses, që ishte klubi i tij i parë në Evropë kur erdhi nga Cobreloa në verën e vitit 2006. Ky 35-vjeçar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Udinesen disa ditë më parë dhe tha se mezi pret të luajë sërish në fanellën e këtij ekipi, por fatkeqësisht nuk do të ndodhë kaq shpejt.

Mediat italiane shkruajnë se Alexis ka pësuar një dëmtim të rëndë në seancën e parë stërvitore të Udineses dhe se e pret një pushim i gjatë. Alexis e la stërvitjen me barelë dhe pas ekzaminimit u konstatua se ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit miofascial në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë fushës deri në fund të këtij viti. /Sport Ekspres/

#Kur #nuk #del #dot #fatit #kundër #rikthye #Udineze #pas #vitesh #Alexis #Sanchez #largohet #barelë #në #stërvitjen #parë #dhe #mbyll #para #kohe
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button