“Ne do t’i japim 5 mijë euro në vit!”, Ilir Metës merret edhe me delet: Takova xhaxhi Ibrahimin. Kishte rreth 80 kokë, por s’i bënin letrat!

Kryetari i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për media, mes të tjerash ka rrëfyer një bisedë me një fshatar nga Kruja, i cili i kishte treguar se nuk i bënin dot letrat për të marrë ndihmë nga shteti.
“Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës.
Ndalova se më pëlqyen ato delet.
E pyeta sa krerë ke? Kishte nja 85. Sa merr nga shteti, e pyeta?
Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot, tregoi ai.
Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën 5 mijë euro çdo vit, për çdo litër qumësht, kec të lindur apo të therur, apo shumë aspekte të tjera”, tha Meta.
#japim #mijë #euro #në #vit #Ilir #Metës #merret #edhe #delet #Takova #xhaxhi #Ibrahimin #Kishte #rreth #kokë #por #sibëninletrat
Java News