Finiq, gjendet i vetëvarur në portën e Manastirit ish-polici i burgjeve (Emri)

Një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.
Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri, ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.
Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.
Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.
#Finiq #gjendet #vetëvarur #në #portën #Manastirit #ishpolici #burgjeve #Emri
Java News