Aktualitet

“E burgosi në Tiranë prej 10 vitesh!”, Amerikani që vrau gruan nuk e lejonte të dilte nga shtëpia

Në foto janë çifti i huaj dhe dy qentë e tyre, të cilët humbën jetën paditen e djeshme në Tiranë, në një ngjarje horror.

Kjo sepse amerikani, Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet, ka vrarë fillimisht gruan e tij nga indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

/a.r

#burgosi #në #Tiranë #prej #vitesh #Amerikani #që #vrau #gruan #nuk #lejonte #të #dilte #nga #shtëpia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button