Aktualitet

Çudira nga Tirana: Inskenuan përplasjen e makinave, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dy ditë më parë (18 gusht) inskenuan një përplasje mjetesh me dëme materiale.

Pasi shërbimet kanë konstatuar skemën e mashtrimit, një prej autorëve ka tentuar të largohet por është kapur nga punonjësit e policisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R.

Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet  për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët është larguar në vrap por është kapur nga punonjësi i policisë”, thuhet në njoftim.

/a.r

#Çudira #nga #Tirana #Inskenuan #përplasjen #makinave #arrestohen #tre #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button