Aktualitet
Emigrantë kthehen në Greqi, fluks udhëtarësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në doganën e Kapshticës. Gjatë fundjavës nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 4459 persona dhe kanë dalë nga territori ynë 7858 udhëtarë.
Edhe fillimi i javës ka pasur shtim të udhëtarëve ,por fluksi më i shtuar është në dalje nga Shqipëria. Autoritetet e Kufirit kanë marrë masa për të përpunuar pa vonesa dokumentacionin e mjeteve dhe udhëtarëve, duke hapur 4 sportele,ndërsa pala greke po punon me dy sportele.
Edhe pika doganore e Qafë-Thanës gjatë fundjavës ka pasur shtim të numrit të udhëtarëve,6022 prej të cilëve kanë hyrë në Shqipëri dhe 5022 kanë lënë vendin tonë.
#Emigrantë #kthehen #në #Greqi #fluks #udhëtarësh #në #pikat #kufitare
Java News