Sport

“Asnjë ofertë serioze për Kategorinë Superiore”, Armando Duka ia jep sërish Koço Kokëdhimës

Ashtu si e drejta televizive për Kategorinë Superiore që u kthye në një teatër, e njëjta gjë u bë edhe për të drejtën e emrit të kampionatit Kategoria Superiore.

Pavarsisht hapjes së ankandit asnjë kompani nuk dha asnjë ofertë serioze, gjë që detyroi Armand Duka t’ia jap emrin kompanisë së Koço Kokëdhimës.

“Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania e internetit Abissnet, kanë firmosur marrëveshjen për tre sezonet e ardhshme për të drejtën e emrit të kampionatit Kategoria Superiore.

Nga ky edicion e në tre vitet e ardhshme, përkatësisht, 2024-2025, 2025-2026, 2026-2027, kampionati Kategoria Superiore do të quhet sërish “Abissnet Superiore”.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte hapur garën në mars të këtij viti dhe oferta e kompanisë “Abissnet” u shpall fituese pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kompeticioni pasi paraqiti ofertën më të mirë.

Koncepti i sponsorizimit të Kategorisë Superiore ka nisur që në sezonin 2021-2022, duke hedhur një hap përpara në zhvillimin e futbollit vendas, me qëllim rritjen e të ardhurave për klubet e futbollit, nën shembullin e kampionateve më të mira europiane”, thuhet ne njoftim.

TemA

#Asnjë #ofertë #serioze #për #Kategorinë #Superiore #Armando #Duka #jep #sërish #Koço #Kokëdhimës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button