Sport

Me not nga Italia në Shqipëri, mikesha e Evës: Krenare, e para që e realizoi sfidën me sukses

Eva Buzo arriti të përfundonte me sukses sfidën e saj duke notuar nga brigjet italiane drejt atyre shqiptare për 34 orë e 17 minuta.

Mikesha e saj, njëherësh edhe anëtare e ekipit shoqërues të notares Buzo, Ebi Spahiu, ka zbuluar për RTSH detaje nga kjo eksperiencë dhe mbi gjendjen shëndetësore të avokates me origjinë shqiptare.

Jam pjesë e ekipit mbështetës të Evës, e kemi shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit, organizim, përgatitje, që 2 javë para se të fillonte. E njoh Evën prej 1 viti. E kam ndjekur që vitin e kaluar. Jam e apasionuar pas notit në det të hapur dhe që atëherë miqësia jonë ka filluar.

E kemi nisur udhëtimin të shtunën rreth orës 14:00 nga Vlora, për të shkuar në Roca, 20 km nga Otranto dhe vetë maratona ka filluar rreth orës 18:30 ku është hedhur nga shtigjet e Rocës për të filluar maratonën e saj drejt brigjeve shqiptare. Zgjati 34 orë. Ka pasur momente jashtë mase të vështira e të bukura. Një rrugëtim i tillë nuk mund të quhet i lehtë. Eva ka treguar kurajo e konsistencë ku ka ruajtur dhe numrin e ritmit konsistent. Kjo ka qenë gjeja më e habitshme se si edhe pas 34 orësh ti të kesh të njëjtin ritëm si në orën e parë”, tha Spahiu.

Kjo e fundit deklaroi se Eva ka nevojë për kujdes mjekësor dhe se brenda disa ditëve do e marrë veten.

“Po prisja të kishim momente kur ajo të thoshte dua të dorëzohem. Ka pasur momente kur ka treguar shumë lodhje, por edhe me ushqimet që ajo ka marrë gjatë kohës që bënte maratonën, nuk ka treguar një moment që ajo ka dashur të dorëzohej.

Eva është e lodhur, të jesh në det për 34 orë ka komplikacionet e saj. Brenda disa ditëve do e marrë veten por ka nevojë për kujdesin mjekësor”, u shpreh ajo më tej, ndërsa theksoi se Eva është e para që e realizon këtë sfidë.

/a.r

#nga #Italia #në #Shqipëri #mikesha #Evës #Krenare #para #që #realizoi #sfidën #sukses
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button