Aktualitet
Përplasja me jet ski në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçari italian në Spitalin e Shkodrës

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
#Përplasja #jet #ski #në #Velipojë #ndërron #jetë #19vjeçari #italian #në #Spitalin #Shkodrës
Java News