Aktualitet
Helmohen 20 persona pas konsumimit të bukës në një furrë, mbyllet biznesi, policia nis hetimet

Një furrë në Prishtinë është mbyllur pasi ka dyshimi se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj.
Sipas policisë së Kosovës, personat që dyshohet se janë helmuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të intervistohen edhe personat që dyshohet se janë helmuar.
/a.r
#Helmohen #persona #pas #konsumimit #të #bukës #në #një #furrë #mbyllet #biznesi #policia #nis #hetimet
Java News