Aktualitet
Mbyllet një furrë në Prishtinë, rreth 20 qytetarë dyshohet se u helmuan

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.
Policia njofton se të premten është intervistuar pronari i furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.
#Mbyllet #një #furrë #në #Prishtinë #rreth #qytetarë #dyshohet #helmuan
gazetablic.com