Aktualitet
Sherr në Kukës, plagoset me thikë një 15-vjeçar! Në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë mbrëmje në Kukës, pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 pranë Muzeut. Gjatë sherrit, në të cilin nuk dihet sa persona kanë qenë të përfshirë, i mituri është plagosur me mjet prerës. Aktualisht, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autor/ëve.
#Sherr #në #Kukës #plagoset #thikë #një #15vjeçar #Në #gjendje #të #rëndë #shëndetësore
Java News