Plazhi i Currilave, një nga pikat kryesore turistike të Durrësit. Pushuesit: Ujë i pastër dhe natyrën e bukur

Me relievin e veçantë dhe pasurinë natyrore, plazhi i Currilave në veri të Durrësit, mbetet një nga pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar në çdo stinë të vitit.
Pushues shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës gjithnjë e më shume po e zgjedhin këtë plazh për pushimet verore. Ata vlerësojnë ujin e pastër dhe natyrën e bukur që e rrethon.
Pastërtia dhe bukuria e bregdetit nuk kalon pa u vënë re nga të turistët, të cilët shpeshherë rikthehen vit pas viti për të shijuar pushimet.
“Është një plazh i bukur. Uji është i pastër. Vij prej disa vitesh. Pamja është shumë e bukur.”
Thellësia e ujit dhe ekosistemi i pasur natyror janë disa prej veçorive që e bëjnë ndryshe nga plazhet e tjera të qytetit. Për ata që preferojnë të eksplorojnë zhytjet dhe të shijojnë bukuritë e fshehura të detit, ky plazh mbetet ideali.
#Plazhi #Currilave #një #nga #pikat #kryesore #turistike #të #Durrësit #Pushuesit #Ujë #pastër #dhe #natyrën #bukur
Java News