Aktualitet

Ish-pornostarja hakmerret ndaj producentit, i bën atë që vetëm një mendje kriminale mund ta mendonte!

Një aktore filmash pornografikë është hakmarrë ndaj producentit që e hoqi nga “puna” teksa bashkë me të dashurin e ka marrë peng atë dhe disa aktore teksa xhironin filmat pornografikë, raportohet se fundmi nga Brazili.

21 vjeçarja Isadora Albuquerque Barbosa, nuk pranoi largimin ‘e heshtur’ nga studiot e xhirimit në Guarapari, në lindje të Brazilit dhe bashkë me të dashurin, Wender Henrik Goncalves da Silva, 24 vjeç, me të cilin xhironte filmat për të rritur, nisën grabitjen e armatosur më 27 korrik, sipas mediave vendase.

Da Silva kishte hyrë me forcë në studiot teksa ata ishin duke xhiruar dhe mori me forcë producentin dhe disa aktore që ishin aty, duke i detyruar të bënin transferta bankare në vlerën më shumë se 15 000 dollarë, përfshirë dhe bixhuteri e sende me vlerë, me anë të kërcënimeve e dhunës.

Zëdhënsja e policisë vendase Rosane Cysneiros tha në një deklaratë: “Kjo ndodhi prej mosmarrëvesjeve të modeles me producentin që e kishte përjashtuar nga filmimet e fundjavës”.
“I dashuri i të dyshuarës, me disa precendetë penalë për grabitje e trafik drogash, hyri në adresë me forcë për të kërkuar hakmarrje për konfiktin e modeles me producentët”.
Policia ka ndaluar da Silva e Barbosa më 12 gusht pasi i lokalizoi në Vila Velha, dhe po i mban në paraburgim bashkë me dy bashkëpunëtorët, në pritje të gjyqit, shkruan rrjeti Daily Mail.

#Ishpornostarja #hakmerret #ndaj #producentit #bën #atë #që #vetëm #një #mendje #kriminale #mund #mendonte
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button